Rrëzohet avioni turk në Iran, 11 persona të vdekur
Një avioni privat turk u rrëzua sot në jugperëndim të Iranit, teksa po udhëtonte për në Stamboll, njofton Reuters. Avioni po udhëtonte nga Sharjah e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe mësohet se kanë humbur jetën 11 persona.
Avioni thuhet se mori flakë në ajër përpara përplasjes. Dëshmitarët okularë përshkruan një top të zjarrtë që u përplas në anën e malit “Helen”. Shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendngjarje, sipas zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe.

KOHA JONË SONDAZH

