Rrëzohet helikopteri në Francë, vetëm një i mbijetuar
Një helikopter u rrëzua në Alpet Franceze, duke i marrë jetën 5 personave që ndodheshin në bord. Sipas BBC, helikopteri që ishte në pronësi të një kompanie private, po kryente një operacion shpëtimi kur u rrëzua pranë qytezës së Bonvillard, në zonën e Savoie.
Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, por zyrtarët thonë se mund të ketë ardhur si pasojë e motit të keq.
Alarmi u dha nga piloti, i cili arriti të dilte në kohë nga helikopteri dhe u gjet i plagosur rëndë.
Helikopteri i përket Service Aérien Français, një kompani private që kryen misione të kërkim-shpëtimit dhe shërbime të tjera nëpër Francë.
Në një postim në Twitter, Presidenti Francez, Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.