Rrëzohet helikopteri ushtarak në Tajvan, mes viktimave dhe shefi i ushtrisë

8 persona, mes të cilëve dhe shefi i ushtrisë së Tajvanit, humbën jetën në një aksident ajror, ndërsa helikopteri me të cilin po udhëtonin tentoi të kryente një ulje emergjente në një zonë malore.

Helikopteri “Black Hawk”, me të cilin udhëtonte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Shen Yi-ming dhe 13 persona të tjerë u rrëzua shumë pranë Taipeit.

Gjenerali Shen dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë, do të vizitonin një bazë ushtarake në verilindje të vendit. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë moti i keq që kishte përfshirë vendin.

Zyrtarët njoftojnë se 5 pasagjerë i kanë shpëtuar këtij aksidenti dhe se një hetim i hollësishëm ka nisur për ngjarjen.

SHKARKO APP