“Rrini larg njëri-tjetrit për Krishtlindje! Nëse mendoni se Covid nuk është i vërtetë, jeni idiotë”

Një politikan kanadez u ka dhënë një mesazh të hapur për pushime, qytetarëve:” Nëse nuk mendoni se Covid është i vërtetë, ju jeni idiotë.”

Brian Pallister, kryeministri i Manitoba, i bëri komentet e ashpra në një konferencë për mediat, ndërsa përditësonte qytetarët mbi kufizimet anti-Covid për festat e fundvitit.

Në fjalën që u bënë virale, Pallister tha: “Unë do të bëj atë që besoj se është e drejtë dhe tani duhet të shpëtojmë jetë. Nëse nuk mendoni se Covid është e vërtetë tani, jeni idiotë.”

“Ju duhet të kuptoni se ne jemi të gjithë në këtë së bashku, nuk mund të mos e kuptoni këtë. Qëndroni larg njëri-tjetrit.”

Me zërin e trishtuar, Pallister shtoi se ai ishte “ njeriu që po u vidhte Kirshtlindjet për t’i mbajtur të sigurt.”

“Qëndroni të sigurt, mbrojeni njëri-tjetrin, dashuroni njëri-tjetrin … por mos u bashkoni këto Krishtlindje,” shtoi ai.

Manitoba është përballur me kufizime që nga tetori për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit pasi shifrat nisën të rriteshin.

SHKARKO APP