Rriten çmimet e shtëpive në Britani – Arrijnë në 310 mijë USD. Ekspertët: Shenjë se ekonomia po forcohet
Çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 0.4% gjatë Janarit, krahasuar me muajin Dhjetor, duke prekur një çmim mesatar prej 240 mijë paund, ose rreth 310 mijë dollarë amerikanë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja fiksohet në 4.1%. Për ekspertët, kjo është një shenjë e qartë se ekonomia e vendit po forcohet.
Me Brexit, shumëkush i trembej një kolapsi të mundshëm të çmimit të shtëpive, por duket se ka ndodhur krejt e kundërta. Një tjetër e dhënë ndërkohë tregon se çmimi i kërkuar për shtëpitë është rritur me 2.3% gjatë Janarit, një rekord tjetër për muajin e parë të vitit. Për 2-3 vite tregu imobiliar dhe çmimet e shtëpive ishin futur në një periudhë stanjacioni, që me votën pro Brexit në vitin 2016.
Por, fitorja plebishitare e Boris Johnson në zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar ka rritur ndjeshmërinë e konsumatorit , sidomos në këtë sektor. Shumë ekspertë presin një rritje edhe më të madhe në muajt dhe vitet në vijim. Gjithsesi, ka nga ata që shprehen se është shumë shpejt për të thënë nëse sektori ka bërë kthesën ose jo.
SCAN