Rriten rastet me COVID-19, infektohet Greqia, 43 u regjistruan në 24 orët e fundit, por 36 ishin turistë të huaj

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit. Në fakt raste të brendshme janë më pak se dje, pra janë 7 raste kurse shumica, 36 ishin turistë të huaj që u kapën nga autoritetet shëndetësore në pikat kufitare tokësore, detare apo aeroporte.

Prej kohësh Greqia nuk shënonte një shifër kaq të lartë teksa autoritetet kanë infensifikuar testimet për shkak të sezonit turistik, dhe duket se të huajt po rikthejnë edhe njëherë COVID-19 në Greqi.

SHKARKO APP