Rriten shifrat/ Mbi 17.6 milionë të infektuar në të gjithë botën nga COVID-19, 680 mijë të vdekur
Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga COVID-19 ka arritur në mbi 17 milionë më saktë, 17,619,378 sipas të dhënave të Johns Hopkins Universitety.
SHBA vazhdon të jetë e para si për numrin e të infektuarve ashtu edhe të vdekjeve ku deri tani ka 4.5 milionë të infektuar e ndjekur nga Brazili me 2.6 milionë raste.
Në vend të tretë është India me 1,695,988 të infektuar dhe 36,511 persona të vdekur. Më pas është Rusia me 843,890 nga të cilët kanë humbur jetën 14,034. Pas Rusisë është Afrika e Jugut më 493,183 nga të cilët kanë vdekur 8,005 persona. E frikshme është situata në Meksikë ku është rritur mjaft numri i të vdekurve. Meksika ka 424,637 nga të cilët kanë vdekur 46,688 persona.
Mediat ruse njoftoi se Moska po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në shtator ose tetor. Njoftimet i referohen burime sipas të cilave vaksina është zhvilluar në një institucion kërkimor shtetëror.
Ndërkohë në një kamp veror në shtetin amerikan të Xhorxhas, u regjistrua një përhapje e gjerë e koronavirusit, një zhvillim që shërben si paralajmërim lidhur me debatin nëse duhet apo jo të hapen shkollat.
Sipas një studimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kampi kishte ndjekur udhëzimet që kishte dhënë agjencia, por nuk u kërkonte fëmijëve të mbanin maska. Nga rezultatet e testeve për vetëm 344 nga 597 të atyre që ishin në kamp, 76 për qind e tyre rezultuan të ishin infektuar. Shkalla e infektimit mund të jete më e lartë nisur nga fakti se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk i testuan të gjithë fëmijët që ishin në kamp.