Rritet bilanci, 45 viktima dhe 974 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet vendase të shëndetësisë njoftuan se pacientja që para dy ditësh ndërroi jetë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në 24 orët fundit prej 500 testeve të realizuara gjithësej, 66 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve rastet janë shënuar në:
Shkup-10,
Kumanovë-27
Shtip-3
Prilep-4
Tetovë-5
Strugë-4
Veles-2
Ohër-5
Gostivar-1
Koçani-3
Negotinë-2.
Sipas statistikave të fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 974.