Rritet bilanci i koronavirusit në Rusi! Sërish regjistron mbi 8 mijë raste me COVID-19

Rusia konfirmoi 8.952 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 396.575 raste.

Pandemia ka marrë jetën e 181 personave në Rusi në 24 orët e kaluara, duke e rritur numrin e vdekjeve në 4.555, tha ekipi i emergjencës së vendit në raportin ditor.

Gjatë së njëjtës periudhë, 8.212 persona u shëruan me sukses nga sëmundja, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 167.469, shton raporti.

Rusia kryen mesatarisht 10 milionë teste në muaj për të zbuluar virusin në fazat e hershme, kur ai është më pak ngjitës dhe aq më pak i rrezikshëm.

Në vend janë përdorur dy lloje testesh: reagimi i zinxhirit polimerazë (PCR) për të diagnostikuar COVID-19, dhe analiza imunosorbente e lidhur me enzimën (ELISA) për të zbuluar se sa njerëz tashmë janë ekspozuar ndaj virusit në të kaluarën dhe kanë antitrupa.

Më shumë se 9,3 milionë njerëz kanë bërë testin PCR deri më tani, ndërsa testet ELISA zbztohen kohët e fundit sepse supozohet të fillojnë pas kalimit të kulmit të morbiditetit.

Të martën, qeveria tha se përhapja e virusit kishte arritur në një nivel “të qëndrueshëm” dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet pandemike brenda vendit, duke mbajtur në fuqi ndalesën për hyrjen e të huajve në vend, si dhe pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar për koronavirusin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

SHKARKO APP