Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8

Bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit të javës së kaluar me magnitudë 6.8, në Provincën Maluku të Indonezisë, është rritur.

Sipas gazetës “Tempo”, Drejtoresha e Agjencisë së Menaxhimit të Katastrofave në Maluku, Farida Salampessy, tha se numri i viktimave në zonat e goditura nga tërmeti është ka arritur në 36 nga 30 që ishte njoftuar më parë.

Salampessy tha se 11 persona ishin vrarë nga tërmeti në Ambron, 15 në Malukun Qendror dhe 10 në Seram.

Zyrtarët e agjencisë thanë se më shumë se 6 000 ndërtesa ishin dëmtuar nga lëkundjet e forta. Në rajon është shpallur gjendja e jashtëzakonshme deri më 9 Tetor.

Lëkundjet e forta kishin si epiqendër Ambron, kryeqytetin e Provincës Maluku, dhe goditën të enjten e kaluar në 6:48 me orën lokale.

SHKARKO APP