Rritet bilanci/ Shkon në 133 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Shkon në 133 numri i të vdekurve në Greqi për shkak të koronavirusit. Brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona. Një prej viktimave ishte dhe një 91-vjeçar, i cili humbi jetën teksa trajtohej në Spitalin Sotiria.

I moshuari ka pasur probleme me zemrën dhe ishte shtruar në spital që nga 7 prilli. Edhe një tjetër 78-vjeçar në spitalin Evangelismos vdiq nga komplikimet nga koronavirusi.

Aktualisht, në Greqi, numri në total i të prekurve është 2.506. Kujtojmë se qeveria greke ka ndermarrë masa ndaj perhapjes se COVID-19, ndersa eshte parashikuar qe te zbuten e ketyre kufizimeve.

SHKARKO APP