Rritet frikshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi
Komisioni Kombëtar për Shëndetësi bën me dije se nga të dhënat e fundit rezulton se numri i vdekjeve në Kinë ditën e sotme ka shkuar në 122 persona. Gjashtë prej tyre personel mjekësor, duke dërguar në 1,381 numrin e personave të vdekur nga ky virus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri total i të infektuarve në botë nga ky koronavirus ka arritur në 64,000, dhe pothuajse të gjithë janë raportuar në Kinë. Por, kjo Organizatë ka thënë se nuk ka rritje të numrit të rasteve jashtë territorit kinez.
Ndërkohë Japonia ka raportuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi i ri, duke shënuar rastin e tretë me fatalitet jashtë Kinës, pas një viktime në Filipine dhe një tjetre në Hong Kong.