Rritet Inflacioni – Niveli i jetesës në Britani pritet të përkeqësohet në dy vitet e ardhëshme
Parashikimet e rritjes së ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur për dy vitet e ardhshme.
Ekspertët thonë se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të rritet shumë më ngadalë se sa pritej në dy vitet e ardhshme pasi inflacioni kërkon më shumë kohë për të rënë.
Standardet e jetesës gjithashtu nuk pritet të kthehen në nivelet para pandemisë deri në 2027-2028.
Kjo vjen pasi kancelari njoftoi uljen e taksave dhe një rritje të përfitimeve në deklaratën e tij të vjeshtës.
Sipas përfaqësuesve të partisë Laburiste “njerëzit janë duke vuajtur pamaturitë ekonomike të konservatorve”.
Ndërkohë organizata e pavarur qeveritare ‘OBR’ ka publikuar dy grupe parashikimesh ekonomike në vit.
Këto bazohen në supozimin më të mirë për atë që do të ndodhë dhe mund të ndryshojnë.
Sipas mbikëqyrësit, Mbretëria e Bashkuar do të rritet me 0.6% këtë vit – dukshëm më mirë se sa pritej vjeshtën e kaluar, kur parashikoi se ekonomia do të binte në recesion dhe do të tkurej me 1.4%.
Megjithatë, ajo uli perspektivën e saj të rritjes në 0.7% në 2024 dhe 1.4% në 2025 – nga parashikimi i saj në mars prej 1.8% dhe 2.5%.
“Ekonomia është treguar më e qëndrueshme ndaj goditjeve të pandemisë dhe krizës energjetike nga sa prisnim. Por inflacioni ka qenë gjithashtu më këmbëngulës dhe normat e interesit më të larta se [parashikimi] në mars,” tha ai.