Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil, konfirmohen 742 084 raste

Ekspertët e Shëndetësisë kanë lajmëruar se Amerika Latine po bëhet një vend epiqendre e re e koronavirusit.

Brazili, si një shtet i madh në këtë kontinent, ka shënuar një numër të madh të të infektuarve me Covid-19.

Në Brazil, janë infektuar me koronavirus gjithsej 742 084 persona.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 në Brazil ka shkuar në 38 497. Kështu, edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm në këtë shtet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë për nga numri i të infektuarve me koronavirus. Pas SHBA-ve, për nga numri i personave të infektuar, vjen Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Spanja, India, Italia, Peruja etj.

SHKARKO APP