Rritet në 3 916 numri i viktimave nga COVID-19 në Holandë
Bota E Martë, 21 Prill 2020 17:24
Në Holandë janë regjistruar 165 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 3 916 numrin e viktimave.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM), me 729 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 arriti në 34 134.
Gjithashtu, numri i personave të shtuar në spitale arriti në 9 897.