Rritet numri i rasteve me Covid-19, Italia e shqetësuar
Bota E Enjte, 1 Tetor 2020 18:13
Kishte më shumë se 5 muaj që Italia nuk raporton shifrat kaq të mëdha të infektuarish me koronavirus sa ditën e fundit. Sipas të dhënave zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur me Covid-19, 2548 persona ndërsa 24 të tjerë kanë humbur jetën. Testimet arritën në shifrat rekord prej 118 mijë ndërsa të shëruarit janë mbi 1140. Veneto është rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja.