Rritet numri i rasteve të reja në Greqi, 18 të vdekur nga Covid
Autoritete shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 716 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 7 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 154796, nga të cilat 52.1% janë burra.në 24 orët e fundit 18 persona e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 5742 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.5% kishin disa sëmundje shoqëruese.
Sipas të dhënave, 268 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.