Rritet numri i shifrave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka regjistruar dhjetë viktima si dhe 593 të infektuar në 24 orë, bazuar në testimin e 3,391 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 272 raste duke shënuar numrin më të lartë në kryeqytet në dy muajt e fundit.
Instituti Publik në raportin javor për gjendjen epidemiologjike në vend gjithashtu ka regjistruar rritje të numrit të të infektuarve në nivel të shtetit prej tre për qind.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 415 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive tani arrin në 6,875. Sa i përket vaksinimit gjithashtu institucionet raportojnë për rënie të mëtejme të interesimit për marrjen e vaksinës kundër këtij virusi.