Rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 46 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 46 raste të reja me koronavirus duke e çuar në  663 numrin e personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus. Në Shkup -12 raste, Kumanovë -13, Prilep – 8, Tetovë – 1, Strugë – 2, Veles – 8, Koçanë -1, Probishtip – 1.  Me këtë numri I përgjithshëm I pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë është 663 perona. Sipas vendbanimeve deri më tani raste me koronavirus janë shënuar në Shkup – 273, Kumanovë – 143, Dibër – 49, Shtip – 20, Prilep – 46, Tetovë – 30, Strugë – 30, Veles – 18, Manastir – 8, Ohër – 3, Kavadar – 3, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 3, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçanë -19 dhe Probishtip – 1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 341 testime, duke cuar numrin e përgjithshëm të testeve në nivel vendi në 6571.

Ndërkohë numri i viktimave në këtë vend deri më tani është 30 mes tyre një 27 vjeçare nga Kumanova që kishte vetëm pak ditë që kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

SHKARKO APP