Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi, 97 raste të reja në 24 orë. Diskutohet për forcim të masave

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi, ndërsa brenda 24 orësh u regjistruan 97 raste të reja. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 183 viktimat, pasi një 79-vjeçare në Alexandrupolis humbi jetën natës.

Ndërkohë, shtimi i rasteve në fjalë ka rikthyer sërish frikën për ‘shpërthimin’ e një valë të COVID-19, ndërkohë që po diskutohet forcimi i masave dhe vendosja e karantinës lokale.

Aktualisht në Greqi, numri i të infektuarve në total me koronavirus ka shkuar në 3049.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?