Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi, 906 viktima
Bota E Premte, 10 Prill 2020 09:18
Është rritur numri i të vdekurve nga koronavirusi edhe në Turqi.
Në shtetin turk, numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar gjithsej në 906 persona.
Ndërsa, numri total i të prekurve me virus në Turqi është 42 282 vetë.
Në të gjithë botën, deri tani regjistrohen si të infektuar me koronavirus 1 605 683 njerëz, ndërsa kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 95 765 persona.