Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Brazil, mbi 42 mijë të vdekur, 26 mijë të infektuar në 24 orë

Situata e koronavirusit në Amerikën vijon të jetë shqetësuese. Vetëm në 24 orët e fundit në Amerikën Latine janë shënuar 49.019 raste të reja duke shkuar në total, 1.556.169 të infektuar.

Ndërsa të vdekur në 24 orë janë 2.115 duke arritur shifrën e 75.661 ku pjesa më e madhe ndodhen në Brazil. Ky i fundit është bërë shteti i dytë në botë me më shumë viktima dhe të infektuar.

Deri tani në Brazil janë regjistruar 41.828 të vdekur nga koronavirusi, 909 vetëm në 24 orët e fundit. Vetëm në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar 25.982 të infektuar të rinj duke shkuar në total, 828.810 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?