Rritet numri i viktimave nga Covid në Greqi, konfirmohen të infektuar 877 raste

Është rritur numri i rasteve të reja me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit  kanë humbur jetën 38 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 877 raste të reja.

Ndërkohë në spital ndodhen në kujdes intensiv 569 persona ndërsa vetëm në orët e fundit janë shtruar 229 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar 470 raste në Atikë, 144 në qendër të Athinës, 69 në sektorin verior , 79 në sektorin perëndimor dhe 60 në Pire dhe 90 raste u zbuluan në Selanik .

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 389 806 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 11 772 persona.

SHKARKO APP