Rritet sërish çmimi i naftës në Britaninë e Madhe, arrin shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Çmimi i karburanteve kanë arritur pothuajse nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të qeverisë.

“Çmimi mesatar i një litri karburant ishte dje 1,39 sterlina”, deklaroi Departamenti i Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale (RAC).

”Kjo është shifra më e shtrenjtë që nga marsi 2013”, theksoi RAC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet janë rritur me më shumë se 26 centë për litër në 12 muajt e fundit duke shtuar 14 centë në koston e karburantit të një makine familjare me 55 litra.

Swiss Digital Mobile Reklama

RAC ia atribuoi rritjen e çmimeve të benzinës disa faktorëve duke përfshirë rritjen e kostos së naftës dhe ndikimin e TVSH-së.

Ndërkohë çmimi mesatar i një litri naftë të hënën ishte 1,43 sterlina, një rritje më shumë se 2,5 centë nga një javë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?