Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Vendi fqinj regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19. Ditën e djeshme u regjistruan 87 viktima, 24 më pak se sot.

Në total numri i viktimave që prej fillimisht të pandemisë ka arritur në 33 340, ndërsa numri i të infektuarve 232 664.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 janë reduktuar në 43 691.

Numri i pacientëve të shëruar deri më sot nga koronavirusi është rritur në 155 633 e në 24 orët e fundit janë 2789 të shëruar më shumë.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve me Covid është aktualisht 6680 e në terapi intesive po kurohen 450 pacientë.

Mjaft rajone në jug të vendit regjistrojnë zero raste pozitive në 24 orët e fundit e tampone të kryera deri më sot në të gjithë territorin janë 3 834 621.

SHKARKO APP