Rritja e frikshme e shifrave në të gjithë botën, OBSH gjen shkakun

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë, infeksionet e reja me Covid-19 janë rritur globalisht. Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky zhvillim ishte “zhgënjyes, por jo befasues” dhe mund të lidhet me zbutjen e masave kufizuese.

OBSH thotë se do të ishte “jorealiste” të mendohej se pandemia mund të ndalet deri në fund të 2021. Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë po paralajmërojnë për një shtim tjetër të rasteve që mund të ketë lidhje me variantet e reja të virusit.

Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla.

Doktor Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha se do të vazhdojnë të zbatojnë regjimin me dy doza të vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s. Fauci po ashtu tha se kalimi tek strategjia me një dozë mund t’i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit.

SHKARKO APP