Rritja e rasteve me COVID-19, disa qytete në Slloveni nga nesër në karantinë
Rriten rastet me COVID-19 në Slloveni. Duke marrë shkas nga përkeqësimi i situatës, nga e premtja 12 rajone në Slloveni, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona, do të vendosen në karantinë.
Dekreti që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave në vende publike ose private në Slloveninë qendrore, Gorenjska, Koroska, Zasavje, Posavje, Savinjska dhe pjesa juglindore e Sllovenisë do të hyjë në fuqi në mesnatë.
Një masë e tillë u prezantua në këto rajone pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000 u prekën nga koronavirusi.