Rritja e rasteve me COVID-19, Franca hyn në bllokimin e tretë kombëtar
Franca ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar teksa po lufton me një rritje të rasteve me Covid-19 që po kërcënojnë mbingarkesë në spitalet e vendit.
Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen për katër javë dhe një shtetrrethim do të jetë vendoset nga ora 19:00 deri në 06:00. Po ashtu nga e marta qytetarëve do t’u duhet gjithashtu një arsye e fortë për të udhëtuar më shumë se 10 km nga shtëpitë e tyre.
Të Premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 145 – kërcimi më i madh në pesë muaj.
Në këtë situatë, Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët Covid, raporton BBC.
Franca aktualisht ka arritur shifrën më të lartë të pacientëve që janë në kujdesin intensiv, pasi numërohen 500 të tillë që po kurohen nga Covid. Ndërkohë vendi në 24 orët e fundit regjistroi 46 677 raste të reja dhe 304 vdekje.