Rritja e rasteve/ Trump rikthen konferencat e përditshme të task-forcës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se SHBA-ja është duke përjetuar një “hov të madh” të rasteve me koronavirus.

Kështu, Trump tha se do të rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan pritet të udhëheqë konferencat e përditshme për media, që do të transmetohen në televizione në orën 17:00, sipas kohës lokale.

Task-forca, e udhëhequr nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka informuar publikun çdo ditë në muajt mars dhe në prill, por Trump i kishte pezulluar konferencat për shkak të kritikave se nganjëherë jepnin informacione konfuze.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.8 milionë, ndërsa i viktimave në gati 141,000.

SHKARKO APP