Rritja e të infektuave në botë nga COVID-19, Anthony Fauci: Diçka nuk po funksionon

“Diçka nuk po funksionon”. Kështu ka thënë së fundmi në një intervistë për ‘Washington Post’ eksperti i sëmundjeve infektive dhe drejtuesi i Task forcës së Shtëpisë së Bardhë në SHBA,Anthony Fauci.

Ai komentoi shpërthimin e pandemisë në SHBA, duke sqaruar se brenda grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë po studiohet një strategji të re për të kryer testet dhe për t’i bërë ata më efektivë.

Në veçanti, studimi është quajtur ‘pool testing’, dmth të testohen sa më shumë njerëz në të njëjtën kohë për të identifikuar rastet e infeksionit më shpejt dhe për t’i izoluar ato menjëherë.

Kujtojmë që SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë. Deri tani në SHBA janë regjistruar 2,424,054 raste me COVID-19 nga të cilët kanë ndërruar jetë 124,468. Ditët e fundit në SHBA është rritur mjaft numri i të infektuarve të rinj me koronavirus.

SHKARKO APP