Rritje dramatike e rasteve në Greqi/ 667 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit
Greqia regjistron një numër prej 667 infektimesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 250 u zbuluan në Athinë dhe 125 në Selanik.
Sa i përket viktimave, shteti fqinj numëron 8 të vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar në 528 numrin e përgjithshëm të tyre qëë nga nisja e pandemisë.
Sa i përket situatës në spitale, 87 pacientë janë në intubim, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 260 të tjerë janë shëruar.
Sipas autoriteteve helene, viktima e fundit kanë një moshë mesatare 79 vjeç dhe 96.2% e tyre kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 26,469 të infektuar.