Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në Greqi, 27 viktima në 24 orët e fundit

Mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Greqi në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije 27 pacientë nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,221 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 176, 059 të prekur, prej të cilave 51,8% janë burra.

Sakaq situata mbetet serioze në spitalet Covid, pasi 320 pacientë janë në intubim dhe mosha mesatare e tyre është 70-vjeç, shkruajnë mediat greke.

SHKARKO APP