Rritje e lehtë e numrit të të prekurve, ja sa viktima shënoi Spanja në 24 orët e fundit

Spanja regjistroi në 24 orët e kaluara 435 viktima nga koronavirusi.spanje

Kjo shifër, që është pak më e lartë se në 24-orëshin paraprak, e çon në 21,717 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend.

Rritje te vogel ka pesuar edhe shifra e te infektuarve ne vend. Në 24 orët e kaluara, kishte 4,211 infeksione të regjistruara, krahasuar me 3,968 të martën. Kjo është një rritje prej 2% e totalit, e cila është në përputhje me trendin gjatë pesë ditëve të fundit, raportojne mediat vendase.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të mërkurën se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht, tha Sanchez në një senacë parlamentare.

“Duhet t’i shmangim gabimet”, tha ai. Ligjvënësit spanjollë do të votojnë sot për zgjatjen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme deri më 9 maj.

Spanja është izoluar më 14 mars. Pas Shteteve të Bashkuara, ajo ka numrin më të madh në botë të të infektuarve me koronavirus: mbi 204,000.

SHKARKO APP