Rritje e variantit Delta në Europë, rastet mes tifozëve dhe pushuesve

Varianti “Delta” po futur në panik Europën, pasi shpërthimet që rriten po ndodhin gjatë pushimeve dhe mes tifozëve. Një qarkore e Ministrisë së Shëndetësisë italiane, paralajmëron që autoritetet shëndetësore finlandeze raportojnë raste të shumta të Covid-19 midis rreth 4500 tifozëve të UEFA Euro 2020 që kthehen nga ndeshjet në Rusi.

Pjesa më e madhe e kthimit në Finlandë u zhvillua midis 21 dhe 25 qershorit 2021. Që nga 1 korriku 2021, 481 raste të konfirmuara janë raportuar midis udhëtarëve që kthehen nga ndeshjet në Shën Petersburg dhe 165 raste dytësore. Analiza e mostrave të marra nga rastet e tifozëve pozitivë konfirmoi praninë e variantit Delta në të gjitha rastet e sekuencuara deri më tani.

Autoritetet holandeze raportojnë një rritje të konsiderueshme të rasteve midis studentëve që kthehen nga Palma de Mallorca (Spanjë) dhe Algarve (Portugali). Të gjithë kanë raportuar pjesëmarrje në aktivitete si koncerte dhe festa.

SHKARKO APP