Rrjedhje e ujërave të zeza toksike, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në Florida është shpallur gjëndja e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së një pellgu të madh të ujërave të zeza toksike në Gjirin Tampa.

Banorëve u është  kërkuar që të largohen  menjëherë nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 300 shtëpi në zonë janë urdhëruar të evakuohen, dhe një autostradë pranë rezervuarit Piney Point është mbyllur.

Zyrtarët shprehen se rezervuari prej 77 hektarësh mban miliona depozita me ujë që përmbajnë fosfor dhe azot, nga një fabrikë e vjetër e fosfatit në atë zonë.

Pellgu në të cilin u zbulua dhe rrjedhja është në një pirg fosfogipsi, një produkt i mbeturinave radioaktive që formohet nga prodhimi i plehrave kimike. Uji përmban sasi të vogla të radiumit dhe uraniumit që ndodhin natyrshëm, dhe  gjithashtu mund të lëshojnë gaz radoni.

Përpjekjet për të riparuar rrjedhje, duke mbyllur vrimën me gurë dhe materiale të tjera, ishin të pasuksesshme.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ditën e djeshme.

Administratori i qarkut Manatee Scott Hopes u shpreh në një konferencë për shtyp se kishte shqetësime se uji mund të përmbyste  të gjithë zonën, e cila është kryesisht një zonë bujqësore.

Mijëra litra në minutë aktualisht po derdhen nga rezervuari  për të ulur dhe vëllimin e ujit, ndërsa punëtorë po merren me kontrollin rrjedhjes së tij.

Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, fondet mund të lirohen për të dërguar më shumë pompa dhe vinça në zonë në mënyrë të tillë që edhe situata të marri zgjidhje.

SHKARKO APP