Rrjedhje kimike në Moskë, 200 persona të helmuar
Të paktën 200 persona janë helmuar nga një rrjedhje kimike në Moskë.
Më shumë se 20 fëmijë janë dërguar në spital pas rrjedhjes së sulfurit të hidrogjenit në një depo municionesh në Yadrovo, njoftoi agjencia TASS.
Të gjithë personat e helmuar vuajnë nga të njëjtat simptoma marramendje dhe të përziera.
“Mësuesit vunë re se fëmijët filluan të sëmureshin dhe i dërguan mennjëherë në spital,”-tha një burim për TASS, raporton The Sun.
Në fillim të këtij muaji banorët zhvilluan protesta të shumta për shkak se qyteti i tyre është i ndotur nga gazrat e dëmshme.
Demostruesit bllokuan rrugën që të dërgonte tek depot e municioneve në Yadrovo më 8 mars, duke penguar që kamionët e saj të mbeturinave të hyjnë në qytet.
Policia arrestoi 9 protestues që u liruan më vonë.
KOHA JONË SONDAZH

