FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrjet i madh i drogës Shqipëri-Puglia, kush është gruaja që drejtonte organizatën

Një trafik i madh droge ndërmjet Shqipërisë, Puglias e Messinës është zbuluar nga Guardia di Finanza e kësaj të fundit, e cila ka ekzekutuar 9 mandate arresti në burg, 3 në burg e 6 të tjerat ishin për arrest shtëpie, lëshuar nga gjyqtarja Daniela Urbani.

Operacioni nisi pas sekuestrimit të pesë “bukëve” hashash me peshë totale pesë kile dhe rreth 50 gramë heroinë, të gjetura nga ushtarakët e Guardias në bagazhet private të shoqërisë ‘Caronte & Tourist.

Hetimet, të koordinuara nga prokuroria, kanë zbuluar se banda e trafikantëve drejtohej nga një grua dhe dy vëllezërit e saj, të cilët planifikonin transportin e drogës bashkë me furnizuesit puljezë e shqiptarë, të ndihmuar nga korrierë besnikë, që shfrytëzonin linjat e autobusëve që shkonin nga Puglia në Messina, duke kaluar ngushticën me anije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi arrinte në Messina, droga u dorëzohej trafikantëve lokalë. Droga e trafikuar kap vlerën rreth gjysmë milioni euro. Personat e goditur nga operacioni janë tetë italianë dhe një shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?