Rrjeti Pornhub paditet nga 40 vajza, viktima të trafikut seksual

Rrjeti Pornhub është paditur nga 40 gra, me akuza se ka përfituar nga operacionet e trafikut seksual të një grupi partner, nga i cili merrte videot. Viktimat akuzojnë se rrjeti dhe dega e saj MindGeek, i njihnin akuzat kundër kompanisë për vazhduan gjithsesi partneritetin e tyre.

Kompanitë ndihmëse të pagesave të rrjetit, Mastercard e Visa kanë ndërprerë lidhjet me rrjetin pas një investigimi nga ”New York Times”, ku rrjeti akuzohet për publikim abuzimesh me minorenë dhe përmbajtje përdhunimi. Hetimi i NYT vjen pas një hetimi tjetër të rrjetit BBC për një skenë përdhunimi të një vajze minorene, që ka pasur impakt serioz në jetën e viktimës.

Rrjeti ka mbetur tashmë me opsionin e vetëm të pagesave me kripto-valuta për abonuesit. Vajzat kërkojnë gjyq dhe dëmshpërblim 1 milionë dollarë secila. Drejtuesit e rrjetit pornografik Girls Do Porn, u arrestuan në tetor 2019, për akuzat e mësipërme në SHBA, të cilat kishin nisur që prej vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Që prej vitit 2009, dhe më saktësisht në 2016, MindGeek e dinte se rrjeti ”Girls Do Porn”, trafikonte viktimat e saj me anë të mashtrimit, kërcënimeve dhe intimidimeve. Megjithë njohurinë e tyre, MindGeek vazhdoi të punonte me ‘Girls Do Porn’, pa u shqetësuar për provat në rritje për trafikim seksual”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?