Rrugët shkrijnë në Australi, rekord nxehtësie në kontinent

Australia përjetoi ditën e saj më të nxehtë në histori të martën, sipas matjeve paraprake nga Byroja Australiane e Meteorologjisë (BoM). Temperatura mesatare maksimale e ajrit në vend ishte 40.9 gradë Celsius, e cila zhvlerësoi rekordin e derimëtanishëm, regjistruar në janar 2013 me 40.3 gradë Celsius, sipas BoM.

Diana Eadie, metereologe e BoM tha: Temperatura po rritet. Më shumë se 45 gradë Celsius është regjistruar në pjesën më të madhe të brendshme të Australisë”.

Ditën e enjte, pra dje, temperatura në disa vende në jug të Australsië shkuan deri në 50 gradë Celcius. Kushtet jashtëzakonisht të ngrohta të motit mund të zgjasin për tre ditët e ardhshme dhe rekordi i ri i temperaturës mund të mos zgjasë shumë.

Për shkak të nxehtësisë së lartë dhe thatësirës, Australia është përballur me një seri zjarresh për javë të tëra. Në Port Augusta, këshilli bashkiak ka lajmëruar njerëzit të bëjnë kujdes kur të dalin në rrugë, për shkak të shkrirjes së asfaltit.

SHKARKO APP