Ruajtja e distancës sociale: Kafeneja gjermane bën zgjidhjen ideale

Një kafene në Gjermani u shpërndau klientëve kapele kashte, ku sipër ndodheshin shufra që përdoren gjatë notit. E gjitha kjo për të ruajtur distancën sociale.

Pronarët e kafenesë Cafe Rothe në Schwerin, në vend që të vendosnin tabela ose shenja të dukshme në dysheme, zgjodhën kapelet me shufra shumëngjyrëshe në maj. Jacqueline Rothe e postoi foton në faqen e kafenesë në Facebook dhe shkroi: “Sot do të jetë kështu: matja e distancës.”

“Kjo ishte zgjedhja e përkryer për t’i mbajtur klientët larg – edhe argëtim,” tha ajo për CNN.

SHKARKO APP