Rumani/ Qytetarët, protesta masive: Mos nxirrni nga burgu zyrtarët e dënuar

Më shumë se 90 mijë qytetarë protestuan mbrëmë në të gjithë Rumaninë kundër planeve të qeverisë për të falur apo për të ulur dënimin e politikanëve të korruptuar. Kjo ishte protesta më e madhe gjatë 20 vieteve në Rumani.

Qeveria rumune po planifikon që të bëjë ndryshime të mëdha në Kodin Penal, që do të sjellë lirimin nga burgu apo uljen e dënimit të zyrtarëve të dënuar.

Konkretisht, njëri nga ndryshimet ligjore parashikon që t’u falen dënimet ish-zyrtarëve të dënuar deri në 5 vite burg për disa lloje të krimeve, përfshirë edhe shpërdorimin e pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse një tjetër ndryshim ligjor redukton dënimet e ardhshme, madje deri në gjobë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?