Rumania dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje me Austrinë, futen pjesërisht në Shengen

Rumania dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje me Austrinë për t’iu bashkuar pjesërisht zonës Shengen deri në mars 2024. Lajmin e kanë konfirmuar Bukureshti dhe Sofja.

Marrëveshja politike do të lejojë Rumaninë dhe Bullgarinë të bashkohen me zonën Shengen vetëm për udhëtime nga ajri dhe deti. Ndërkohë, negociatat vijojnë për kufijtë tokësorë, deklaroi ministria e Brendshme rumune.

Austria e kishte bllokuar pranimin e të dy vendeve në Shengen duke argumentuar se kjo lëvizje mund të shkaktonte një fluks të ardhjeve të parregullta të emigrantëve në Evropë përmes rrugëve turke dhe të Ballkanit Perëndimor.

Për t’u bashkuar me Zonën Shengen, vendet duhet të plotësojnë kriteret specifike të përshkruara në VisaGuide.world Kjo përfshin kontrollin e kufijve të jashtëm, lëshimin e vizave uniforme Shengen, bashkëpunimin efektiv të sigurisë, pajtueshmërinë me rregullat e Shengenit dhe lidhjen me Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) dhe Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) Anëtarët e mundshëm më pas i nënshtrohen një “vlerësimi Shengen” për të vlerësuar gatishmërinë e tyre.”

Kujtojmë se aktualisht në zonën Shengen ndodhen 27 vende, 23 prej tyre shtete të Bashkimit Evropian dhe mbi 423 milionë qytetarë. Rumania dhe Bullgaria kishin kërkuar akses për më shumë se një dekadë.

SHKARKO APP