“Rumania nuk përballon dot pagat”, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes në Rumani Adrian Tutuianu ka dhënë dorëheqjen pasi ka thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar pagat e anëtarëve të shërbimit dhe të punonjësve të ministrisë që ai drejtonte.
Kryeministri Mihal Tudose tha sot se kishte pranuar dorëheqjen e Adrian Tutuianu pasi komentet e tij provokuan alarm.
Pasi u tha fillimisht se ushtarakët do të marrin pagat me këstë, ministri Adrian Tutuianu sqaroi vërejtjet e tij duke e quajtur këtë si një problem me shume teknik sesa financiar.
Ndërkohë ministria rumune e financave në një deklaratë tha se kishte fonde të mjaftueshme për të paguar punonjësit në të gjitha ministritë e vendit.
Në muajin korrik Adrian Tutuianu njoftoi se Rumania kishte planifikuar të blinte raketa Patriot nga SHBA me vlerë 3.9 miliardë dollarë.
KOHA JONË SONDAZH

