“Rumania nuk përballon dot pagat”, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes në Rumani Adrian Tutuianu ka dhënë dorëheqjen pasi ka thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar pagat e anëtarëve të shërbimit dhe të punonjësve të ministrisë që ai drejtonte.

Kryeministri Mihal Tudose tha  sot se kishte pranuar dorëheqjen e Adrian Tutuianu pasi komentet e tij provokuan alarm.

Pasi u tha fillimisht se ushtarakët do të marrin pagat me këstë, ministri Adrian Tutuianu sqaroi vërejtjet e tij duke e quajtur këtë si një problem me shume teknik sesa financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministria rumune e financave në një deklaratë tha se kishte fonde të mjaftueshme për të paguar punonjësit në të gjitha ministritë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin korrik Adrian Tutuianu njoftoi se Rumania kishte planifikuar të blinte raketa Patriot nga SHBA me vlerë 3.9 miliardë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?