Rusët në fushatën Trump-Klinton. Zbulohet i treti i takimit në “Trump Tower”

Përfaqësues i një kompanie ruse që operon në fushën e pasurive të patundshme ishte personi i tretë në takimin e zhvilluar në “Trump Tower”, organizuar gjatë fushatës nga Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit.

Avokati Scott Balber konfirmoi të martën për gazetën “Washington Post” dhe rrjetin mediatik CNN se Ike Kaveladze përfaqësonte bisnesmenët në fushën e pasurive të paluajtshme Emin dhe Aras Agalarov, në takimin e zhvilluar në qershor vitit e 2016 në kullën Trump.

Avokati tha se ai ishte kontaktuar nga zyra e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller në lidhje me identitetin e Ike Kaveladze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2013 Emin dhe Aras Agalarovs organizuan konkursin e Miss Universit në Moskë, pronësinë për të cilin e kishte Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ruso-amerikanë, Anatoly Samochorov dhe Rinat Akhmetshin, u identifikuan nga mediat si shoqëruesit e avokates Natalia Veselnitskaja në takimin, për të cilin djali i Presidentit Trump, fillimisht pati thënë se ishte zhvilluar thjesht për t’i ndaluar amerikanët të adoptojnë fëmijë rusë.

Gjithashtu në takimin me avokate ruse mori pjesë edhe kryetari i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort si dhe dhëndri i tij Jared Kushner.

Në emaile, Trump Jr. djali, i madh i presidentit, shprehej entuziast rreth takimit të tij me avokaten që i premtoi të jepte informacione që do të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?