Rusi, “Dëshmitarët e Jehovait” shpallen grup ekstremist
Gjykata Supreme e Rusisë ka dhënë urdhër për ndalimin e dëshmitarëve të Jehovait kudo në vend, pasi ka pranuar kërkesën e ministrisë së drejtësisë për ta cilësuar këtë organizatë fetare, grup ekstremist.
Agjencia e lajmeve Interfax, bën me dije se: “Gjykata dha urdhër për mbylljen e qendrave të dëshmitarëve të Jehovait dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit. Ministria e drejtësisë ka deklaruar se dëshmitarët e Jehovait përbëjnë kërcënim për popullin rus, rendin dhe sigurinë publike”.
Dëshmitarët e Jehovait kanë më shumë se 170 mijë anëtarë në organizatën e tyre. Ata janë vënë nën presion që vitin e kaluar, për shkak të një urdhri që ndalon shpërndarjen e librave të tyre, pasi sipas autoriteteve ruse dhunojnë ligjet e Rusisë kundër ekstremizmit.
Megjithatë, vendimi i gjykatës supreme në Rusi është kritikuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut “Humans Right Watch” duke e cilësuar shkelje të lirisë fetare në Rusi.
KOHA JONË SONDAZH

