Rusi, Navalni arrestohet pak para protestës anti-korrupsion
Aktivisti kundër korrupsionit dhe lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, është arrtestuar sot para banesës së tij në Moskë, pak kohë para fillimit të protestës masive antikorrupsion, të cilin e organizon ai.
Yulia Navalnya, bashkëshortja e Navalnit, ka shkruar në rrjetin Twitter, se bashkëshorti i saj ka kërkuar nga mbështetësit për ta vazhduar mbajtjen e demonstratës, ashtu siç ishte planifikuar.
Burime në Fondacionin Antikorrupsion të Navalnit kanë raportuar se qasja në Internet dhe rryma elektrike në zyrat e këtij fondacioni, janë ndërprerë.
Leonid Volkov, ndihmësi më i afërt i Navalnit, tha në kanalin YouTube të Navalnyt, se rryma ishte ndërprerë në edhe në studion e tyre.
Demonstrata në Moskë planifikohej të fillonte në orën 14 sipas kohës lokale. Protesta të ngjashme janë mbajtur ose planifikohen të mbahen në më tepër se 200 qytete të Rusisë.
KOHA JONË SONDAZH

