Rusi, “zbulohet” baza e re ushtarake në Arktik (Foto)
Mund të presë deri në 150 persona, që mund të jetojnë në temperatura nën zero për një kohë të gjatë deri në 18 muaj.
Janë zbuluar nga sajti i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse fotot e para të bazës së re ushtarake të ndërtuara në veri të Rusisë, në detin e Barents në kufi me Oqeanin e Ngrirë të Veriut.
Struktura e realizuar ‘ad hoc’ për bazën, quhet ndryshe edhe “Artcic Trilistink”, ku për herë të parë janë zbuluar dhe detajet (zakonisht gjithçka mbetet top-sekret).
Me pesë kate mbi tokë, e përshtatshme për të pritur më shumë se 150 ushtarakë, është e mbrojtur nga një sistem raketor dhe ajror për luftime, e gatshme për të hyrë në aksion në rast të një sulmi bërthamor.
Por qëllimi, sipas disa medieve ndërkombëtare, nuk është i lidhur vetëm me armatimet: nga ajo bazë mund të nisen operacione për të nxjerrë në dritë rezervat e mëdha të naftës dhe gazit të gjendura nën dëborë, të cilat vlerësohen me një shumë marramendëse prej 28 trilionë eurosh.



KOHA JONË SONDAZH

