Rusia armë bërthamore në Bjellorusi, Borrell paralajmëron sanksione të tjera
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell kërcënon vendin agresor me sanksione të reja nëse armët taktike bërthamore do të vendosen në Bjellorusi. Reagimi vjen pasi planet për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.
Borrell theksoi me anë të një mesazhi në Twitter, se Bjellorusia mund ta ndalojë këtë përshkallëzim sepse “është zgjedhja e saj”.
”Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë europiane. Bjellorusia mund ta ndalojë diçka të tillë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”.
Presidenti rus Vladimir Putin, tha se Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka kërkuar prej kohësh vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin bjellorus. Ai tha se ishte i gatshëm ta plotësonte kërkesën e Lukashenkos.