Rusia bën thirrje për “përmbajtje” në lidhje me Korenë e Veriut
Moska zyrtare ka bërë thirrje për përmbajtje në mes të tensioneve në rritje rreth Koresë së Veriut dhe paralajmërimin e një testimi të ri të armëve bërthamore, raporton agjensia AP.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të bëhen hapa provokativë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kremlini ka thënë se preferon një zgjidhje diplomatike të të gjitha krizave, duke përfshirë edhe atë në gadishullin Korean, në vazhdën e tensioneve në rritje në mes të Washington-it dhe Phenian-it mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Kremlini ka dërguar një mesazh të ngjashëm si Kina zyrtare, e cila ka bërë thirrje për qetësi pas deklaratave të ashpra nga Washingto-ni dhe Phenia-ni.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, tha se “konflikti ështe gjithnjë e më afër”, por se në të nuk do të ketë fitues, ndërsa mediat amerikane raportojnë në lidhje me mundësinë e “sulmit parandaluese” të SHBA-së në rast të një testi bërthamor nga ana e Koresë së Veriut siç është paralajmëruar.
KOHA JONË SONDAZH

